
Një ndër objektivat kryesorë të drejtuesve të Arsenalit në lidhje me merkaton sigurisht mbetet përforcimi i ofensivës. ‘’ The Gunnersat ‘’ prej vitesh nuk kanë mundur të fitojnë tituj të rëndësishëm dhe kjo periudhë konsiderohet tejet e rëndësishme për ta rikthyer historinë në favorin e tyre. Sipas ‘ Football Insider ‘ Pedro Neto i Wolves preferohet nga Mikel Arteta , kontrata e të cilit me ‘’ Ujqërit ‘’ skadon në verën e 2027-tës. Drejtuesit e Wolvesit kanë përcaktuar minimalisht 70 milionë euro për largimin e sulmuesit dhe në rastin se do të jetë kështu do ta shëndërronte në shitjen më të shtrenjtë në historinë e anglezëve. Fillmi i sezonit ka impresionuar disa pretendentë europianë dhe londinezët do të tentojnë ta transferojnë në ‘’ Emirates ‘’ gjatë janarit. Nxënësit e trainerit spanjoll kanë patur një ecuri mbresëlënëse në këtë fillim sezoni, sidomos në Premier League.



