Vendosi të transferohet në Zvicër, aventura e re e Demba Ba zgjat vetëm 48 minuta

Vendosi të transferohet në Zvicër, aventura e re e Demba Ba zgjat vetëm 48 minuta

Ajo që i ka ndodhur sulmuesit të njohur senegalez, Demba Ba është më të vërtetë e çuditshme. Ish-lojtari i Chelsea, vendosi që në këtë merkato vere të transferohet në kampionatin zviceran, aty ku firmosi për Luganon.

Megjithatë aventura e re e 36-vjeçarit ka zgjatur shumë pak. Pas ndryshimit të pronësisë te Lugano, është vendosur që Demba Ba të largohet. Sulmuesi nuk ishte në planet e klubit dhe për këtë arsye palët vendosën të mbyllin bashkëpunimin.

Senegalezi nuk e nis asnjë ndeshje si titullar me Luganon, duke u aktivizuar vetëm nga stoli, aty ku regjistroi vetëm 48 minuta në total. Në dy sezonet e fundit sulmuesi ka qenë pjesë e Basaksehir në Turqi, me të cilët arriti të fitojë edhe titullin kampion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy