Florian Thauvin refuzon Atleticon

Florian Thauvin refuzon Atleticon

Atletico Madridi ka marrë një shuplakë të fortë në lidhje me merkaton . Prej kohësh ‘’ Los Colchoneros ‘’  kërkonin  transferimin e mesfushorit Florian Thauvin por jan֝ë gjendur përpara një situate që ka krijuar pakënaqësi në kampin e kryeqytetasve .  Cuditërisht francezi i ka dhënë një përgjigje negative interesit të Diego Simeones dhe ka udhëtuar drejt Meksikës për t’iu bashkuar Tigres .  Ka qenë vetë lojtari  i cili ka deklaruar se gjatë kohës në drejtim të tij mbërritën disa oferta të rëndësishme  të cilat i refuzoi :

“  U ndodha përpara disa ofertave ndër të cilat ishte edhe ajo e Milanit . Marseille më ofroi rinovimin por nuk mund të përjashtoj as Lyonin dhe Atleticon  .  

 Oferta e Tigres mu duk shumë interesante  dhe vendosa për këtë klub ‘’, deklaroi Florian Thauvin . 

 Vendimi i mesfushorit nuk lidhej direkt me çështjen ekonomike por menjë projekt sportiv ambicioz dhe meksikanët i plotësuan në perfeksion kushtet e  lojtarit të lindur në Orleans  :

“ Tek Marseille nuk ndihesha mirë prandaj vendosa për Tigres . Nuk ka të bëjë me çështjen ekonomike sepse nëse do të ishte kështu do të qëndroja në Spanjë ose Francë  .

Ambjenti tek Tigres është ai që kam ëndërruar gjithmonë  dhe do të jap maksimumin për ta ndihmuar këtë skuadër në arritjen e objektivave “ , përfundoi Florian Thauvin .

 

                      

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy