Pjesë e Juventusit prej 11 vitesh, klubi italian zyrtarizon largimin e drejtuesit

Pjesë e Juventusit prej 11 vitesh, klubi italian zyrtarizon largimin e drejtuesit

Juventusi ka njoftuar ditën e sotme largimin e Fabio Paratici. Ky i fundit, prej 11 vitesh ka kryer punën e drejtorit sportiv te bardhezinjtë. Te Juventusi po përgatiten për një revolucion në klub dhe hapi i parë ka nisur nga largimi i drejtorit Paratici.

Në ditët e ardhshme pritet që te Juventusi të ketë edhe ndryshime të tjera, ku me shumë mundësi do të emërohet në krye të skuadrës një tjetër trajner, pasi te bardhezinjtë nuk janë të lumtur me punën e bërë nga Andrea Pirlo. Nuk dihet ende se kush do e marrë vendin e Paratici te Juventusi, por kujtojmë se pak kohë më parë për këtë pozicion ka qarkulluar edhe emri i shqiptarit Igli Tare, i cili mban të njëjtin rol te klubi i Lazio.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy