
Juventus po kalon një moment shumë të vështirë në Seria A dhe për këtë arsye një grup i emisionit satirik italian “Striscia La Notizia”, kanë shkruar në ambientet e klubit bardhezi, për t’i dhënë çmimin “Tapiri i Artë”, një prej personave të klubit.
Për të marrë cmimin, edhe pse nuk e dinte, ishte zëvëndës presidenti Nedved, i cili bëri edhe një deklaratë për situatën, duke thënë se nuk do ketë shumë ndryshime në skuadër. Madje ai siguroi që dy emra shumë të rëndësishëm nuk do të lëvizin.
“Ka disa vështirësi dhe kjo është normale. Megjithatë ne do të luftojmë deri në fund. Pirlo do të mbetet në drejtimin e skuadrës. Sigurisht edhe Ronaldo do qëndrojë,”-tha Nedved.



