
Do të luhet duke filluar nga ora 21:00, ndeshja mes Francës dhe Zvicrës, e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Europian. Pritet të jetë një ndeshje e luftuar, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht triumfin, për të kaluar më tej. Franca vjen si favorite absolute në këtë ndeshje, pasi shihen edhe si skuadra më e avantazhuar për të triumfuar në fund të kampionatit.
Për sa i përket formacioneve zyrtare, Deschamps nuk i ka kursyer lojtarët, duke hedhur më të mirët në fushë, ashtu siç ka bërë edhe në ndeshjet e grupeve. Nga ana tjetër nuk ka shumë ndryshime as te Zvicra, me të cilët zbresin në fushë edhe dy lojtarë shqiptarë, si Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Formacionet zyrtare:
Francë: (3-4-1-2): Lloris; Varane, Lenglet, Kimpembe; Pavard, Pogba, Kanté, Rabiot; Griezmann; Benzema, Mbappe.
Zvicër: (3-4-1-2): Sommer; Elvedi, Akanji, Rodriguez; Widmer, Freuler, Xhaka, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferovic.



