Është mbyllur në barazim pa gola, pjesa e parë në sfidën e Kategorisë së Parë, mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, e vlefshme për javën e nëntë.
Korçarët ishin më dominues në pjesën e parë, ku kishin tre raste të pastra për shënim, dy herë me Pusin dhe një herë me Liçon.
Protagonist në këtë pjesë të parë, ishte portieri i Flamurtarit, Kaloshi, i cili në të tre rastet i mohoi golin Skënderbeut.
Priten edhe 45 minuta të luftuara, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren.



