Bardhi shkëlqen në Turqi, gjen rrugën e rrjetës edhe Grezda (VIDEO)

Bardhi shkëlqen në Turqi, gjen rrugën e rrjetës edhe Grezda (VIDEO)

Jurgen Bardhi ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e djeshme, me skuadrën e Tuzlaspor në kampionatin turk.

Në takimin e fituar 1-3 ndaj Altinordu, ish-mesfushori i Partizanit shënoi golin e parë të sfidës në minutën e 8-të, pas një asisti të marrë nga Oztorun. Bardhi konfirmon kështu se është përshtatur menjëherë me kampionatin turk dhe shpreson të vazhdojë me formën e mirë.

Golin ka gjetur edhe një tjetër legjionar. Eros Grezda i ka dhënë fitoren skuadrën e Zalaegerszegi, teksa shënoi në minutën e 86-të, në fitoren 1-2 të skuadrës së tij ndaj Debrecen.

I aktivizuar në minutën e 69-të, Grezda arriti të shënojë, duke treguar se dëmtimi është lënë pas krahëve dhe tashmë do të kërkojë të rikthehet në formën e mëparshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy