
Trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi, foli për mediat, në prag të sfidës, që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Vllaznisë. Ai tha se fitorja duhet arritur me çdo kusht, për të dalë nga ngërçi i rezultateve.
Dobi u shpreh se te Kukësi nuk ka yje, por lojtarët duhet të mendojnë për skuadrën, gjithçka sipas tij arrihet në mënyrë kolektive.
Na duhet se s’bën fitorja, kaq. Ky është një obligim për ne për dy ndeshjet e fundit. Për te gjithë përmbledhjen, ambiciet e Kukësit na duhet të kthehemi te ato shinat që ishim pak më para se ndeshjen me Egnatian.
Të bëjmë një lojë solide por mbi të gjitha të krijojmë volum, dinamikë dhe mbi të gjitha 3 pikë. Rezultati tani është ai që mund të na kthejë te rruga e duhur. Kjo është, nuk ka të flas gjëra të bukura të mençura. Më e mençura është 3 pikët dhe kaq. Se si, duhet ta gjejmë nga thellësia e jo vetëm nga zemra që themi, por edhe nga mushkëria e mëlçia e ku di unë deri te veshkat. Të japim maksimumin edhe ndoshta pak më shumë se maksimumin që t’ia dalim prape.
Të vendosim pak freski, kemi një skuadër, një grup lojtarësh që secili pret atë shansin e vet dhe gjithmonë sikur kam thënë, secili do e ketë shansin. Mënyra është se si do e shfrytëzojnë dhe do e vënë në punë për te mirën e ekipit. Unë e kam thënë edhe në fillim se këtu nuk ka yje. Ylli më i madh është Kukësi, çdo njeri duhet të punojë për Kukësin.
Futbolli është lojë kolektive, jo lojë individuale. Gjithë talentin, gjithë mundësinë ta vëmë në funksion te grupit dhe të bëjmë ato lëvizjet e duhura e shpresojmë që kjo ndeshje të dalë me rezultat për ne.



