Gurishta: Në ndeshje si ajo me Tiranën nuk shikohet renditja apo diferenca e pikëve

Gurishta: Në ndeshje si ajo me Tiranën nuk shikohet renditja apo diferenca e pikëve

Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, foli për mediat, në prag të sfidës me Tiranën që do të luhet të shtunën.

Gurishta deklaroi se në ndeshje të tilla, nuk shikohet renditja apo diferenca e pikëve, ndërsa shtoi se fusha do tregojë gjithçka.

Nuk isha mësuar ta shikoja nga tribuna. Ishte ndeshja e parë që mungoja këtë sezon për shkak kartonësh. Gjithsesi rikthehem për ta ndihmuar ekipin dhe për të marrë atë që të gjithë kërkojnë.

Në të tilla ndeshje nuk shikohet renditja dhe as diferenca e pikëve. Janë ndeshje që si tifozët në tribunë, si lojtarët në fushë që kanë kënaqësi ta luajnë, është një ndeshje që nuk ka favorit. E vendosin episodet.

Ai ekip që gabon më pak e fiton ndeshjen. Nesër nuk do shihen ato 11 pikët diferencë, besoj se është një diferencë shumë e madhe, nesër do e tregoj fusha nëse ajo diferencë është reale apo jo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy