Juventus dhe Milan duel për Werner

Juventus dhe Milan duel për Werner

 Mungesa e protagonizmit  të Timo Wernerit në sezonin e shkuar vijon të konsiderohet një mundësi ideale në merkato nga Juventusi dhe Milani.

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ dhe kuqezinjtë kanë nisur ofensivën për gjermanin, për të cilin e ardhmja në ‘’ Stamford Bridge ‘’ është ndërlikuar sidomos pas transferimit të Raheem Sterling.  

Për 26 vjeçarin kjo periudhë konsiderohet determinante për ta mbyllur kapitullin e të kaluarës dhe të fillojë një tjetër eksperiencë në Serinë A .

Pritet  një duel gjigandësh sepse si bardhezinjtë ashtu edhe ‘’ Djalli ‘’ do të japin maksimumin për të firmosur me golashënuesin .

Fatkeqësisht aventura tek Chelsea nuk e ka bindur bashkombasin Thomas Tuchel për të besuar në aftësitë e ishi-t të Leipzigut edhe në të ardhmen dhe fakti i të qënit i pretenduar nga Juventusi dhe Milani sigurisht tregon se Timo Werner mbetet një lojtar tejet i rëndësishëm në metrat e fundit. 

Dy sezone në Londër nuk kanë mjaftuar për të siguruar të ardhmen tek kryeqytetasit , të cilët janë shoqeruar me 23 gola dhe 17 asiste në 89 sfida .

Momentalisht drejtuesit e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ po e analizojne me kujdes këtë çështje dhe duhet parë në ditët vijuese nëse do të vendosin për huazimin apo shitjen e kartonit të Timo Wernerit  .

Në të kaluarën torinezët kaluan çdo pengesë në Serinë A , kampionat në të cilin u konsideruan rekordmenë me nëntë tituj rradhazi por në dy vitet e fundit nuk mundën të mposhtin fillimisht Interin dhe më pas kuqezinjtë e Stefano Piolit, arsye që e rrit përqëndrimin në merkato me objektivin e rikuperimit të terrenit të humbur në sezonin vijues.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy