Në Itali do të rikthehen stadiumet në kapacitet të plotë, për ndeshjet e mbetura të kampionatit.
Qeveria ka vendosur heqjen e kufizimeve, për ndeshjet dhe stadiumet tashmë do të lejohen të hapen në 100% të kapacitetit të tyre.
Kjo është hera e parë në Itali, që stadiumet do të hapen në kapacitet të plotë, pas pandemisë së Covid-19.
Lajm i mirë për klubet, që për të tentuar arritjen e objektivave, tashmë do të kenë edhe një numër të madh mbështetësish në shtëpi, por edhe në ndeshjet në transfertë.



