Juventusi mendon për Brozovic

Juventusi mendon për Brozovic

 Pavarësisht se së fundmi e ka rinovuar kontratën me Interin , Juventusi vijon të besojë se do ta arrijë akordin me Marcelo Brozovic në merkaton e verës.

Drejtuesit e ‘’ Zonjës së  Vjetër ‘’ e konsiderojnë një opsion ideal kroatin për mesfushën , i cili nuk e ka të garantuar të ardhmen në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.

Pikërisht ky fakt ia mban ndezur shpresat torinezëve për 30 vjeçarin, rendimenti i të cilit ka ardhur në rënie tek zikaltërit në vitet e fundit.

Por s’mbaron me kaq sepse edhe Manchester United dhe Paris St Germain e kanë në listë ishi-n e Dinamo Zagrebit , për të cilin ky sezon është i nënti në rradhët e Interit dhe gjatë eksperiencës në Milano ka lënë për të kuptuar se ish fituesit e Scudettos nuk gabuan në të kaluarën me blerjen e tij.

Interesi i ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ dhe ‘’ Les Pariziens ‘’ konsiderohet një kërcënim për Juventusin për arsye të potencialit në aspektin ekonomik por skuadra e Massimilliano Allegrit nuk do të dorëzohet pasi prioriteti i saj është rikthimi në atë rivalin që bënte ligjin në Itali, pa mënjanuar kompeticionet europiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy