Milani, tjetër alternativë për sulmin

Milani, tjetër alternativë për sulmin

Me kalimin e kohës, drejtuesit e Milanit më së shumti janë përqëndruar tek fuqizimi i ofensivës.

Kuqezinjtë zhvilluan një sezon të mirë por gjithsesi gjithmonë ka vend për përmirësim.

Shumë emra kanë qarkulluar së fundmi në ‘’ San Siro ‘’ dhe pas Joshua Zirkzee, Benjamin Sesko dhe Santiago Gimenez, Serhou Guirassy i është shtuar listës.

Giorgio Furlani dhe Geoffrey Moncada kanë nisur tratativat për ta shëndërruar Milanin në ekipin e dikurshëm, protagonist në Itali dhe në Europë.

 

Drupal Ad

 

 

 

Duke qenë se ulje-ngritjet janë prezente pothuajse në çdo sezon referuar viteve të fundit, përqëndrimi është rritur me qëllimin e hedhjes pas krahëve të eksperiencave të mëparshme.

Për 28 vjeçarin ‘’ Djalli ‘’ do të masë forcat me Borussia Dortmundin, i cili ka impresionuar me statistikat e arritura në sezonin aktual.

30 gola dhe 3 asiste në 30 sfida me gjermanët e kanë shëndërruar në një ndër sulmuesit më të frikshëm në pesë kampionatet më të rëndësishëm të Europës dhe pretendentët cilësorë menjëherë janë futur në garë për të marrë shërbimet e Serhou Guirassy-t.

17.5 milionë euro është klauzola për prishjen e kontratës me Stuttgartin por duhet patur kujdes nga ‘’ Verdhezinjtë ‘’, nënkampionët e Champions Leagues në sezonin aktual.

Pas largimit të Olivier Giroud drejt Major League Soccer, boshllëku në metrat e fundit të Milanit tashmë ndihet dhe ndërhyrja gjatë merkatos së verës konsiderohet e domosdoshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy