
Arsenali është rikthyer në vendin e katërt në renditje, atë që është edhe objektiv i skuadrës.
“Topçinjtë” triumfuan ditën e sotme në derbin e Londrës ndaj skuadrës së West Ham, me rezultatin 1-2.
Holding në minutën e 38-të dhe Gabriel në minutën e 54-t, ishin autorët e golave për Arsenalin, ndërsa për vendasit golin e vetëm e shënoi Bowen në minutën e 45-të.
Skuadra e Artëtës mban vendin e katërt me 63 pikë, 2 më shumë se ndjekësit e Tottenham dhe 3 më pak se Chelsea e vendit të tretë. Ndërkohë West Ham mban vendin e 7-të me 52 pikë.



