Georgina i shpreh mbështetjen Ronaldos pasi doli pozitiv: Ti je inspirimi im

Georgina i shpreh mbështetjen Ronaldos pasi doli pozitiv: Ti je inspirimi im

Georgina Rodriguez nuk ka vonuar të postojë një foto me të fejuarin e saj Cristiano Ronaldo-n, i cili sot rezultoi pozitiv me koronavirus. Modelja spanjolle i ka shprehur mbështetjen yllit portugez, që është larguar nga kombëtarja për t’u karantinuar.

Georgina ka shpërndarë në ‘story’ një foto teksa bisedon me Ronaldo-n, që duket se në këto momente po qëndron larg familjes. Krahas fotos e dashura e fituesit pesë herë të ‘Topit të Artë’ shkruan: ‘Ti je inspirimi im’.

Ronaldo ishte në grumbullim me kombëtaren portugeze, e cila lajmëroi se futbollisti portugez është i infektuar. Fatmirësisht ai gëzon një gjendje të mirë shëndetësore dhe është asimptomatik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy