Katër skuadra për titull/ FSHF: Ceremonia e trofeut të Kampionit- në tre qytete

Katër skuadra për titull/ FSHF: Ceremonia e trofeut të Kampionit- në tre qytete

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit, nën drejtimin e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, ka mbajtur sot mbledhjen e saj, në të cilën ka disktuar mënyrën e ceremonisë së dorëzimit të titullit kampion për sezonin 2020-2021 në Kategorinë Superiore.

Në njoftimin për media, FSHF, sqaron se “Duke parë se 90 minuta përpara fundit të sezonit në garë për titullin kampion janë katër skuadra, Komiteti Ekzekutiv vendosi organizimin e tre ceremonive, në Ballsh, Durrës dhe Shkodër".

Në të tre qytetet, precizon njoftimi, do të jetë trofeu i kampionit, zyrtarë të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërkohë që Presidenti Duka i cili do të dorëzojë trofeun, do të udhëtojë drejt stadiumit ku do të dorëzohet titulli menjëherë pas përfundimit të lojës së rregullt

Ndërkohë Asambleja e Përgjithshme e zakonshme e FSHF-së, do të mbahet online më 14 qershor, duke filluar nga ora 10.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy