Një futbollist i Evertonit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar më 16 korrik nga policia. Dyshohet se lojtari ka kryer marrëdhënie seksuale me fëmijë të mitur dhe tashmë rrezikon dënim të rëndë, në rast se akuzat ndaj tij rezultojnë të vërteta.
Ka qenë edhe vetë klubi i Evertonit, që ka njoftuar se kanë pezulluar një lojtar, për shkak se është në hetim nga policia.
“Ne mund të konfirmojmë se kemi pezulluar një lojtar të ekipit të parë në pritje të një hetimi policor. Klubi do të vazhdojë të mbështesë autoritetet me hetimet e tyre dhe nuk do të bëjë ndonjë deklarata të mëtejshme”, tha një zyrtar i klubit për mediat.
Ndërkohë edhe policia në një komunikatë të publikuar, njofton se personi i arrestuar është liruar me kusht dhe në pritje të hetimeve të mëtejshme.
“Të premten është arrestuar një 31-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryere marrëdhënie seksuale me fëmijë të mitur. Ai është liruar me kusht nga policia në pritje të hetimeve të mëtejshme”, thuhet në komunikatën e policisë.
Ndonëse emri i lojtarit të arrestuar nuk është bërë i ditur, mediat angleze raportojnë se ai është sulmuesi islandez, Gylfi Sigurdsson, i cili gjithashtu është 31 vjeç dhe është pezulluar nga klubi pak ditë më parë.



