
Fati vijon ti buzëqeshë Manchester City-t , një skuadër që është formuar vetëm për të arritur suksese dhe pavarësisht vështirësive , me një dorë të hekurt në stol siç është Pep Guardiola , realiteti është tejet favorizues për bardhekaltërit.
Problematika kryesore e anglezëve mbetet ofensiva dhe spanjolli kërkon të shtojë furinë në metrat e fundit dhe duket se do të gëzojë transferimin e Erling Haaland në ‘’ Etihad Stadium ‘’, akord që është pranë konkludimit , sipas gazetarit italian Nicolo Schira .
Koha e ka treguar se ‘’ The Citiziens ‘’ janë skuadra e vetme që mund të përballojë kërkesat e golashënuesit të Borussia Dortmundit dhe parashikohet se eksperienca në Manchester do të zgjasë deri në 2027-tën kundrejt 30 milionë eurove që do ti përkasin nordikut dhe gjithashtu 75 të tjera që i korrespondojnë klauzolës së prishjes së kontratës me ‘’ Verdhezinjtë ‘’ , duke e bërë kështu një ndër transferimet më të bujshme të merkatos .
Me këtë hap të hedhur , Manchester City do ti tregojë dhëmbët Barcelonës dhe Real Madridit , të cilat s’munden ta përballonin këtë transferim që dihej se herët a vonë do të konkretizohej .
Fiksimi i të famshmit ‘ Pep ‘ mbetet një pykë dhe tratativat prej kohësh kanë vijuar të pandalura edhe për Harry Kanen por anglezi sigurisht ka mbetur paksa në prapavijë duke qenë se 21 vjeçari i lindur në Leeds është një bomber që po habit në kontinentin e vjetër duke copëtuar çdo rival gjatë ndeshjeve .
Freksia fizike , mënyra e interpretimit të lojës dhe uria e pakufijshme për arritjen e sukseseve në çdo sfidë e ka bërë Erling Haalandin një lojtar të preferuar për çdo ekip të elitës dhe nga ana tjetër Borussia Dortmundi të vetmin ‘’ ngushëllim ‘’ që mund të ketë në këtë histori është mbushja e arkave sepse largimi nga ‘’ Signal Iduna Parku ‘’ konsiderohet i paevitueshëm.
Si çdo sezon Manchester City konsiderohet pretendent absolut në të gjitha kompeticionet , në veçanti Champions Leaguen dhe arritja deri në gjysëmfinale është një sinjal se traineri spanjoll s’do të dorëzohet asnjëherë sepse vetë mentaliteti i tij dhe i të gjithë komponentëve të skuadrës e imponon arritjen tek sukseset .



