Jose Mourinho firmos për Romën

Jose Mourinho firmos për Romën

Roma ka konfirmuar një goditje të shkëlqyer  për sezonin e ardhshëm . ‘’ Verdhekuqtë ‘’ kanë firmosur me Jose Mourinhon  që do të rikthehet pas 11 sezonesh në Serinë A .  Pasi Tottenham Hotspuri e largoi nga ‘’ White Hart Lane ‘’  karriera dinjitoze e ka shpëtuar portugezin që duke filluar nga sezoni vijues do të ketë një punë të vështirë  me një skuadër shumë interesante si kryeqytetasit . Lamtumira e Paulo Fonsecas ishte një moment reflektimi për drejtuesit e Romës  që nuk kanë preferuar të humbasin asnjë minutë kohë për të deklaruar afrimin e një ndër trainerëve më të famshëm në rang botëror . 

Flitet  se presidenca amerikane që drejton Romën me në krye  miliarderin   Dan Friedkin kanë arritur në një marrëveshje të përbashkët me ‘’ The Special One ‘’ duke firmosur kontratën që do ta mbajë të lidhur me ta deri në 30 qershorin e 2024-tës . Traineri i lindur në  Setubal do të shënojë rikthimin në Scudetto pas 11 vitesh që do ti hapë rrugën aventurës së dytë pas asaj me Interin .  Dështimet në Premier League e kanë mbushur kupën për luzitanin që do të provojë veten tek një kundërshtar shumë interesant si në Itali ashtu edhe në Europë  për vijimin e  karrierës  .  Komunikimi për largimin e Paulo Fonsecas nga ‘’ Olimpico ‘’ mori një kundërpërgjigje të menjëhershme me një zëvëndësues të kalibrit botëror .  

Mospërmbushja e objektivave që lidhej me pjesmarrjen në Europë ishte arsyeja kryesore e romanistëve për të ndërprerë kontratën me portugezin .  Projekti ambicioz i  Jose Mourinhos parashikohet se nuk do ta lërë në prapavijë Romën sepse duke shqyrtuar kurrikulumin e tij kuptohet se është një trainer totalisht fitues , fakt që e ka demostruar me Porton , Interin , Chelsean , Real Madridin dhe Manchester United .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy