Matic, alternativë për Barcelonën

Matic, alternativë për Barcelonën

 Alternativat e Barcelonës në lidhje me merkaton nuk kanë të ndalur .  Ronald Koeman po mundohet të bëjë zgjedhjet e duhura që  bazohen tek lojtarët që janë drejt fundit të kontratës me skuadrat e tyre të cilët kanë një vlerë të ulët kartoni .

Nemanja Matic është objektivi vijues . Serbi vlerësohet shumë nga  Ronald Koeman sidomos nëse konsiderohet  eksperienca e tij  .  Sipas ‘ Daily Express ‘ katalanasit nuk mund ti  superojnë 10 milionë eurot në lidhje me investimet  dhe 33 vjecari e plotëson objektivin e tyre .  

Pa dyshim që një transferim i mundshëm i serbit në ‘’ Camp Nou ‘’ do të ishte një shpresë e madhe për të ardhmen e ‘’ Los Cules ‘’ të cilët kanë shënuar shumë ulje-ngritje së fundmi .

 Karriera e Nemanja Matic  mund të konsiderohet tepër e suksesshme pasi  ka fituar disa trofe të rëndësishëm me Benfikën dhe  Chelsean dhe impenjimi ndër vite ka tërhequr vëmëndjen e  ‘’ Blaugraneve ‘’ të cilët i pret një e ardhme e mbushur me sfida  por me eksperiencën mbi supe dhe dëshirën për të dhënë maksimumin me shumë gjasa do ti kalojnë peripecitë e të tashmes .

Pavarësisht se  është në metrat e fundit të karrierës  , Nemanja Matic vijon të ketë vend në skemat e Ole Gunnar Solskjaer dhe kontributi i deritanishëm në linja të përgjithshme ka rezultuar në ritmet e duhura gjatë 8 ndeshjeve të para me ‘’ Djajtë e Kuq ‘’.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy