
Pas shkëlqimit tek Benfika dhe kombëtarja e Argjentinës , eksperienca tek Chelsea për Enzo Fernandezin nuk po rezulton në nivelin e pritur. Mesfushori e ka humbur ndjeshëm protagonizmin, tek një ekip i cili po shfaq vështirësi në këtë fillim sezoni. Ishi i Benfikës po e mendon seriozisht largimin nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ , për të cilin pronari i ‘’ Bluve të Londrës ‘’ Todd Boehly shpenzoi 120 milionë euro në merkaton e dimrit. Kampionit të botës me ‘’ Albicelestët ‘’ nuk i mbetet zgjidhje tjetër veçse të ndërrojë ambjent, i cili pa dyshim do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës tek kryeqytetasit. Edhe pse është ende fillimi, rivaliteti sigurisht vijon të jetë shumë i ashpër në Angli dhe një gabim mund të kushtojë shtrenjtë. Deri në këtë moment Enzo Fernandez është aktivizuar në 5 sfida nga bashkombasi Mauricio Pochettino dhe ka shënuar 1 gol, të shoqëruara me një lojë e cila ka lënë për të dëshiruar.



