Milan , në avantazh për Sabitzer

Milan , në avantazh për Sabitzer

 Evolucioni i mesfushorit të Leipzigut Marcel Sabitzer  e ka favorizuar ndjeshëm të ardhmen e tij . Austriaku  është paraqitur në një nivel impresionues me Leipzigun  fakt që i shërbeu për të qenë një ndër të përzgjedhurit e  Franco Fodas në Europianin që po zhvillohet .  Gjermanët janë dobësuar paksa me largimin e Julian Nagelsmann , Dayot Upamencanos , Ibrahima Konates dhe Timo Werner  dhe parashikohet se do të vënë barrierat përkatëse për të mos përsëritur historinë me 27 vjeçarin .

Në skenë ka dalë emri i Milanit  , skuadër që  zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me anë të cilit do të shijojë përsëri emocionet e papërshkrueshme që të  dhuron Champions League .  Gjithsesi ashtu siç ndodh rëndomtë me lojtarë  të spikatur , për Marcel Sabitzer do të luftojnë fuqishëm edhe Borussia Dortmundi me Tottenham Hotspurin  por  sipas gjermanes  Bild italianët janë më të avantazhuar për perlën austriake . Objektivi  kryesor i lojtarit nga Wels është aktivizimi në kompeticionin më të rëndësishëm europian  dhe ia ka mbyllur dyert rinovimit të kontratës me Leipzigun .

 Largimi  i Hakan Calhanoglu ka krijuar shumë boshllëk në skemat e Stefano Piolit dhe  Milani kërkon ta rikompensojë me këtë lojtar që ka lënë mbresa me një ekip që cilësohet ndër më të fortit e Bundesligës . 

 Megjithatë një ndër ekipet më të famshëm në histori nuk e ka lënë me kaq nëse i referohemi merkatos dhe mund te thuhet se paraprakisht gjigandët e Scudettos kanë analizuar edhe emrat e James Rodriguez  , Ziyech dhe Damsgaard por  Stefano Pioli e ka  klasifikuar  Marcel Sabitzer si favorit për tu bërë pjesë e ‘’ Rossonerove ‘’ .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy