Busquets drejt Arabisë Saudite

Busquets drejt Arabisë Saudite

   Besohet se ky muaj do të jetë i fundit për Sergio Busquets në ‘’ Camp Nou ‘’ , i cili prej disa kohësh tentohet nga Al – Nassr .

Ekipet e Arabisë Saudite shquhen për oferta tejet të bujshme , ashtu siç në fakt ndodhi edhe me Cristiano Ronaldon dhe drejtuesit tanimë kanë menduar një ofertë prej 20 milionë eurosh në sezon për 34 vjeçarin.

Pa dyshim që Sergio Busquets konsiderohet një ndër legjendat e ‘’ Los Cules ‘’ i cili kontriboi në sukseset e arritura në të kaluaren dhe deri në momentin që flasim numëron 18 gola dhe 42 asiste në 696 sfida , të përkthyera në një eksperiencë prej  14 vitesh tek skuadra e zemrës .

Megjithatë, arabët po tentojnë edhe firmosjen me Jordi Alban, në një ligë e cila synon të rrisë kualitetin dhe njëkohësisht ky shtet ka shpallur kandidaturën për organizmin e Botërorit të vitit 2030.

Asi nën mëngë i tyre është potenciali i jashtëzakonshëm në aspektin ekonomik, sidomos nëse kihet parasysh se lojtarët e pretenduar janë drejt fundit të karrierës, të cilët kanë mundësinë për të përfituar maksimalisht nga vitet e mbetura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy