
Ish-lojtari i Milannit, Dejan Savicevic, e quan të gabuar fitoren 4-0 të kuqezinjve ndaj Napolit.
Sipas tij, ky rezultat i ka motivuar më shumë te Napoli për çerekfinalen e Champions League, ndërsa shtoi se do të jetë më e vështirë për Milanin.
Unë dua të kualifikohet Milani në gjysmëfinale. E di që është e çuditshme ta thuash, se duket paradoksale, por është e vërtetë. Tani do të jetë më shumë e vështirë për kuqezinjtë ndaj Napolit. Do të kishte qenë më mirë të qëndronim më të mbuluar. Më besoni, unë kam qenë vetë futbollist dhe e di se çfarë po ndodh në këto orë.
Napoli tani ka më shumë motivim, do të duan të reagojnë pas humbjes dhe janë më shumë të emocionuar. Në dhomën e zhveshjes ata po flasin se si t’i përgjigjen një rezultati të tillë. Një 1-0 e bukur do të ishte perfekte për Milanin.



