
Piltoi i Red Bull, Max Verstappen, ka fituar Çmimin e Madh të Francës, duke u renditur i pari. Në një garë të luftuar deri në fund, Verstappen ia doli ta mbyll në krye, duke lënë pas tij dy pilotët e Mercedes, Hamilton dhe Russell.
Ndërkohë piloti i Ferrari, Charles Leclerc, u nis shumë mirë, por një gafë, e la mbrapa të tjerëve. 24-vjeçari bëri një gabim fatal në xhiron e 18-të, ku humbi kontrollin e makinës, dhe doli jashtë piste, duke humbur mundësinë për të rivalizuar deri në fund për vendet e para.
Për sa i përket renditjes së përgjithshme, kampionati vazhdon të kryesohet nga Max Verstappen. Holandezi ka grumbulluar 233 pikë, teksa ndiqet nga Leclerc me 170 pikë. Më pas vijnë Perez (163) dhe Sainz (144). Hamilton, i cili është në kërkim të fitores së parë sezonale, renditet i gjashti me vetën 127 pikë.



