
Mbrojtësi Antonio Rudiger mbetet një ndër më të spikaturit në qarkullim dhe prej shumë kohësh flitet se e ardhmja e tij mund të jetë larg Londrës.
Me interesin e Real Madridit , kjo histori ka marrë një tjetër kuptim dhe drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ kërkojnë të përfitojnë nga situata e vështirë e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Kontrata e 29 vjeçarit mbetet e vlefshme deri në 30 qershor dhe spanjollët kanë përveshur përsëri mëngët sepse performanca e qëndërmbrojtësit të Chelseat evidenton se mbrojtja madrilene mund të ketë më tepër garanci në vijimësi.
Flitet se Real Madridi mund të pranojë kushtet e Antonio Rudiger i cili kërkon 10 milionë euro në sezon dhe Florentino Perezi duhet të bëjë një sacrifice, e cila do të ishte krejtësisht e justifikuar.
Chelsea do të kërcënohet deri në fund nga Juventusi dhe Barcelona për transferimin e qëndërmbrojtësit nga Berlini dhe sipas zërave të fundit, thuhet se ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka avancuar për perlën e kryeqytetasve me të cilët fitoi Champions Leaguen në vitin e kaluar por fatkeqësisht këtë sezon u eleminua pikërisht nga Real Madridi .
46 sfida , 5 gola dhe 4 asiste janë përmbledhja e statistikave të deritanishme të Antonio Rudiger, që klasifikohet ndër më të mirët në pozicionin ku luan dhe ‘’ Los Merengues ‘’ po insistojnë çdo ditë e më shumë për ta larguar nga ‘’ Stamford Bridge ‘’.
Real Madridi është afër një suksesi historik sepse vijon të dominojë në La Liga dhe do të sfidojë Manchester City-n në gjysëmfinalet e Champions Leagues , një rival që përsëri ka shansin të arrijë finalen e madhe të cilën do të tentojë ta fitojë me çdo kusht sepse është i vetmi trofe që i ka mbetur pa shtuar në vitrinën e tejmbushur .



