Tirana ka regjistruar fitoren e dytë në kampionat për këtë sezon, teksa ditën e sotme mposhti me shifrat 2-0 Laçin në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Ishin dy autogola të kurbinasve në pjesën e dytë, që i dhanë fitoren skuadrës së Shehit. Në minutën e 53, Roganovic pas një harkimi të Seferit në zonë, në tentativë për ta larguar topin e dërgon në fundin e rrjetës.
Në minutën e 75-të, ishte e njëjta situatë, por këtë herë ishte Ignjotovic, i cili pas një topi të Totre, e dërgon në portën e tij. Me këtë fitore Tirana fluturon në krye të renditjes përkohësisht me 8 pikë, 1 pikë më shumë se ndjekësit e Kukësit që luajnë ndaj Teutës.
Ndërsa Laçi mbetet në vendin e parafundit, duke i bërë një nisje shumë të keqe kampionatit, teksa pas 4 javëve të para numërojnë vetëm 2 pikë.



