Fshehja e pëlqimeve tremb klubet dhe “mbretërit” e rrjetit

Fshehja e pëlqimeve tremb klubet dhe “mbretërit” e rrjetit

Pas eksperimentit që u krye në Kanada, Instagrami mund të ndërmarrë një nismë për të fshehur numrin e “like”-ve edhe në Itali së fundmi. Testi, siç shkruan ANSA, nis nga sot dhe nuk është një vendim përfundimtar, por një provë për të vëzhguar mendimin e përdoruesve.

Nëse në të ardhmen, kjo risi do të aplikohet përfundimisht, do të përbënte një revolucion në botën e marketingut digjital dhe të të ashtuquajturve “influencer”. “Duam të ndihmojmë personat që të tregojnë vëmendje te fotot dhe videot që shpërndajnë dhe jo te numri i pëlqimeve që marriin”, ka shpjeguar Tara Hopkins, shefe e Politikave Publike EMEA në Instagram.

Duam që Instagrami të jetë një vend ku të gjithë mund të ndihen të lirë të shprehen. Po kryejmë testime në vende të ndryshme për të mësuar nga komuniteti global sesi kjo iniciativë të përmirësojë Instagramin”, ka shtuar Hopkins.

Risia është paralajmëruar nga Mark Zuckerberg në Konferencën për Zhvilluesit e Facebook në fund të prillit në Shën Jose, në Kaliforni. Më pas, testi startoi në Kanada. Praktikisht, tasti “like” nuk do të hiqet, por nuk do të shfaqet më numri i pëlqimeve: vetëm përdoruesi që ka shpërndarë postimin në Instagram, mund të ketë akses në informacion të tillë. Ndërsa personave të përfshirë në testim do t’u shfaqet një lajmërim.

Risia, nëse do të konfirmohet përfundimisht, do të ketë një impakt edhe te klubet e futbollit dhe te ata futbollistë që veprojnë edhe si “influencer” jashtë nga terreni i lojës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy