
Koha ka kaluar si pa e kuptuar dhe Alexander Isak ka rikonfirmuar cilësitë e padiskutueshme në fushën e lojës.
Suedezi është një lider në ofensivën e Newcastles, për të cilin lista e kandidatëve sa vjen edhe po zgjerohet.
Suedezi është pjesë e planeve të trainerit Arne Slot, i cili ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me Liverpoolin.
Për 25 vjeçarin presidenti i ‘’ Të Kuqve ‘’ Tom Werner ka menduar një ofertë prej 120 milionë eurosh, 100 prej tyre për kartonin dhe 20 në varësi të paraqitjeve.
Sigurisht një shifër e tillë konsiderohet tunduese por me ecurinë e deritanishme ylli i Newcastle United e justifikon atë. 27 gola në 42 sfidat e sezonit të shkuar mbeten një statistikë e cila meriton duartrokitje dhe hollandezi medoemos e dëshiron në skuadër, për ta shtuar agresivitetin dhe rezultatet në metrat e fundit.
Nordiku duhet thënë se është në një moment ideal dhe merkatoja e verës mund të përcaktojë të ardhmen e tij, me shumë gjasa tek një ekip i famshëm.
Megjithatë, pritet një reagim i drejtuesve të ‘’ Las Urracas ‘’, ekipi më i pasur në botë momentalisht.
Së fundmi shtatlarti nga Solna fitoi një trofe të rëndësishëm, pikërisht Kupën e Ligës me Newcastlen dhe duhet parë se çfarë vendimi do të marrë për vijimësinë gjatë kësaj periudhe.



