
Kylian Mbappe ishte heroi i PSG-së, në fitoren minimale të francezëve në Ligën e Kampioneve, ndaj Real Madrid. Sulmuesi shënoi golin e vetëm të takimit, në fund, pas disa tentativave që ishin ndalur nga Courtois gjatë ndeshjes.
Mbappe shpesh është lidhur me një kalim te Real Madrid, por ditën e djeshme pas ndeshjes, ai u shpreh se ende nuk ka vendosur për të ardhmen.
“Kam thënë që do jap më të mirën dhe më duhej ta dëshmoja këtë. E bëra herën e parë, tani duhet ta tregojë këtë edhe në Bernabeu.
Nuk kam vendosur për të ardhmen. Luaj për PSG-në, një ndër klubet më të mira në botë. Do jap më të mirën dhe pastaj të shohim çfarë do ndodh në sezonin tjetër.”
Mbappe është në përfundim të kontratës së tij dhe rinovimi i tij me PSG duket i vështirë. Në këtë situatë, sulmuesi në fund të sezonit del lojtar i lirë dhe ende nuk ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën.



