
Pavarësisht se konsiderohet një ndër talentët e dalë nga ‘’ La Masia ‘’, rendimenti i Ansu Fatit vijon ti shqetësojë drejtuesit e Barcelonës , të cilët kanë deklaruar se janë të gatshëm për të dëgjuar ofertat në adresë të sulmuesit.
‘’ Azulgranët ‘’ nuk do të lejojnë largimin e 20 vjeçarit për më pak se 100 milionë euro dhe Manchester United është një nder ekipet e interesuara për të përfituar shërbimet e tij.
Problemet e spanjollëve në aspektin ekonomik sigurisht i detyrojnë drejtuesit për të dalë maksimalisht të fituar gjatë merkatos dhe natyrisht largimi i Ansu Fatit do ti ndihmonte për të fuqizuar arkat dhe të krijojnë stabilitetin e duhur në këtë aspekt.
Rendimenti i vakët gjatë ndeshjeve të fundit nuk i garanton të ardhmen e dëshiruar në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe tek një ekip si Barcelona një fakt i tillë është krejtësisht i patolerueshëm .
Ndërsa ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ prej shumë vitesh tashmë konsiderohen ndër skuadrat më të fuqishme në botë dhe ndoshta gjatë merkatos së verës drejtuesit do t’ia plotësojnë dëshirën trainerit Erik Ten Hag pasi flitet për një lojtar shumë cilësor , i cili nëse mbërrin në ‘’ Old Trafford ‘’ mund të rezultojë një plus për repartin e avancuar.



