
Java e 6-të e Abissnet Superiore do të luhet në 3 ditë, teksa fillon të shtunën dhe mbyllet ditën e hënë.
Ditën e shtunë, duke filluar nga ora 13:45, do të zhvillohen dy sfida, siç është Egnatia-Teuta dhe Kastrioti-Laçi.
E diela rezervon dy përballje tejet interesante siç është ajo e orës 13:45, mes Kukësit dhe Vllaznisë, por edhe ajo e orës 16:45, mes Skënderbeut dhe Dinamos.
Ditën e hënë do të luhet edhe kryendeshja e kësaj jave. Në “Air Albania” duke filluar nga ora 19:45, do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, një sfidë ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të marrin fitoren me çdo kusht.
E shtunë:
Egnatia-Teuta Ora 13:45
Kastrioti-Laçi Ora 13:45
E diel:
Kukësi-Vllaznia Ora 13:45
Skënderbeu-Dinamo Ora 16:45
E hënë:
Tirana-Partizani Ora 19:45 (Stadiumi “Air Albania)



