Dinamo ka shkëlqyer në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme ndaj Pogradecit, teksa ka triumfuar me rezultatin 4-1.
Liqenorët kaluan të parët në avantazh me Topllarin, por kryeqytetasit përmbysën gjithçka. Dopieta e Demirit dhe golat e Berberit e Ibraimit, fiksuan shifrat në 4-1.
Trajneri Bledi Shkëmbi mori sinjale pozitive nga skuadra e tij në këtë miqësore dhe po bëhen gati për sezonin e ri, ku kujtojmë se Dinamo do të luajë në Kategorinë Superiore.
“Nëndetësja Blu” ka bërë afrime të shumta në merkato, ku pritshmëritë janë të mëdha dhe për këtë arsye, trajneri dhe stafi teknik po punojnë, që lojtarët të ambientohen me njëri-tjetrin sa më shpejt të jetë e mundur.



