
Ekipi i Newcastle United ka shënuar një risi në botën e futbollit . Bardhezinjtë janë shëndërruar në një ndër klubët më të pasura për arsye të blerjes nga sheikët arabë të cilët kryesohen nga miliarderi Yasir Al- Rumayyan. Historia për anglezët pritet të ndryshojë shumë shpejt sepse menjëherë është filluar nga puna në lidhje me merkaton dhe është mbrojtësi Clement Lenglet që dëshirohet nga tekniku Steve Bruce .
Rendimenti i luhatur tek Barcelona ka shërbyer si një mundësi për të ndryshuar karrierën dhe problemet ekonomike të katalanasve e lehtësojnë finalizimin e këtij operacioni.
Gabimet e shpeshta të francezit ia kanë sosur durimin teknikut Ronald Koeman i cili ka preferuar lojtarë si Pique , Eric Garcia , Ronald Araujo dhe Oscar Mingueza . ‘’ Los Cules ‘’ pretendojnë të bëjnë spastrimet e nevojshme gjatë merkatos së dimrit dhe të fuqizohen për të përballuar me sukses sfidat vijuese.
Me rëndësi për tu përmendur është se francezi konsiderohet një alternativë interesante për prapavijën pa harruar edhe faktin se vlera e kartonit është lehtësisht e përballueshme nga presidenti arab .
Megjithatë pikpyetja e vetme për Newcastle lidhet me pankinën pasi drejtuesit janë në vlerësim e sipër të disa trainerëve, një prej të cilëve do të startojë një rrugë të vështirë me qëllimin e shëndërrimit në një kundërshtar të frikshëm për çdo skuadër në Premier League dhe patjetër me përfshirjen ndër më të mirat futbollit europian në kompeticionin e Uefa Champions League .



