
Roma ka mposhtur me rezultatin 2-0 Fiorentinën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Serie A.
Fitoren verdhekuqve, ia dhuroi Dybala, i cili shënoi dopietë në minutat 40-të dhe 82-të, pas asisteve të Abraham. Me këtë fitore, Roma mban vendin e 7-të me 34 pikë, ndërsa Fiorentina mban vendin e 10-të me 23 pikë.
Në Ligue 1, PSG pësoi një tjetër humbje, teksa u mposht minimalisht nga Rennes në transfertë.



