
Me kalimin e kohës Nico Williams po e përforcon idenë se mbetet një ndër më të mirët në pozicionin ku aktivizohet.
Sigurisht ky fakt është shoqëruar edhe me interesin e një gjigandi europian si Bayern Muncheni, protagonist absolut edhe në Bundesligë.
Drejtuesit e gjermanëve besojnë se mund ta arrijnë marrëveshjen me sulmuesin, edhe pse së fundmi ka rinovuar me Athletic Bilbaon deri në 2035-sën.
23 vjeçari vijon të jetë i padikutueshëm edhe tek Spanja e Luis de la Fuentes, me të cilën ka arritur të fitojë tituj të rëndësishëm, si Nations Leaguen dhe Europianin.
Golashënuesi ndihet shumë i lumtur në ‘’ San Mames ‘’ por e ardhmja e tij mund të ndryshojë gjatë merkatos së verës sepse oferta e presidentit bavarez Herbert Hainer mund të rezultojë tunduese.
Me moshën mbi supe dhe cilësitë e treguara si në nivel klubesh ashtu edhe me ‘’ La Furia Rojan ‘’ na bëjnë të kuptojnë se Nico Williams mund të bëjë kudo diferencën dhe do të ishte një plus për ofensivën e Bayern Munchenit.
Ndërkohë që tifozeria e zjarrtë e vaskëve shpreson në qëndrimin e tij, edhe pse do të jetë paksa e ndërlikuar.



