Francesco Marchi, ish-futbollist i Carpi dhe Reggialo në Itali, ka ndërruar jetë. Bëhet me dije se 30-vjeçari ra nga kati i tretë i një banese dhe ndërroi menjëherë jetë.
Pas mbërritjes së ambulancës u pa se personi në fjalë kishte ndërruar jetë dhe mjekët nuk kishin çfarë të bënin.
Mësohet se rënia e Marchi ka qenë aksidentale gjatë një feste mes miqsh. Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se nuk kishte shenja dhune ndaj Farencesco.



