
Pikpyetjet e shpeshta në lidhje me të ardhmen e Gerard Piques , Umtitit apo Lenglet e kanë ndezur sinjalin e alarmit tek Barcelona që duhet të sforcohet më tepër nëse s’do ta përsërisë të kaluarën e hidhur .
Prapavija është një repart që padiskutim meriton përmirësimin sa më shpejt dhe objektivave të Xavi Hernandez në orët e fundit i është bashkuar përsëri Alessio Romagnoli.
E kaluara e lidhi ngushtë italianin me katalanasit , Manchester City-n dhe Manchester United por dëshira për të bërë mirë me kuqezinjtë i dha për të kuptuar se duhet të qëndronte më gjatë në ‘’ San Siro ‘’.
Objektivi i italianëve është në rrugën e mbarë por mbetet shumë për të përshkuar dhe performanca e deritanishme e trainerit 56 vjeçar konsiderohet një plus për ‘’ Djallin ‘’.
Alessio Romagnoli pavarësisht se preferohet shumë nga ishi i Fiorentinës , afrimi me përfundimin e kontratës i jep të drejtën drejtuesve të mendojnë më gjatë sepse do të dilnin të fituar për ishi-n e Sampdorias duke parë që këmbngulja e ‘’ Los Cules ‘’ sa vjen edhe shtohet.
Qëndërmbrojtësi ja vlen të konsiderohet sepse ka shkëlqyer edhe tek Roma , eksperiencë që i mundësoi ndërrimin e kryeqytetit me Milanon , aty ku s’vonoi shumë dhe shfaqi vlerat.
Barcelona është në një moment disi kritik pavarësisht se merkatoja e janarit ka krijuar një lloj qetësie për Xavi Hernandezin i cili ka përgjegjësinë kryesore për ta rikthyer ekipin e zemrës aty ku e meriton dhe njëkohësisht është i privilegjuar sepse Joan Laporta i është përgjigjur pa e menduar dy herë kërkesave të ish mesfushorit të ‘’ La Furia Rojas ‘’.



