
Moldavët e Sheriff Tiraspol kanë tërhequr vëmendjen e gjithë botës, me paraqitjet e treguara në Champions League. Pasi fituan në ndeshjen e parë ndaj Shakhtar Donetsk, skuadra moldave bëri një surprizë akoma më të madhe, duke mposhtur në shtëpi edhe Real Madrid.
Festa te skuadra e Sheriff ishte e madhe, teksa nuk u mjaftua vetëm në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes apo edhe në rrjetet sociale.
Në rrjetet sociale, skuadra moldave modifikoi logon, duke i shtuar simbolin e kurorës mbretërore, kjo pasi Real është klub mbretëror.
Edhe një mënyrë tallje kjo e Sheriff me Realin, të cilët nuk i besuan syve për atë që ndodhi, duke parë se kishin raste të shumta për shënim.



