Paris St Germain, ofensivë për Rodri Hernandez

Paris St Germain, ofensivë për Rodri Hernandez

Gjatë çdo merkatoje qoftë verore apo dimërore Rodri Hernandez sigurisht është pretenduar nga ekipet e elitës.

 Mesfushori konsiderohet pa dyshim ndër më të mirët në botë, i padiskutueshëm si tek Manchester City ashtu edhe tek Spanja. 

29 vjeçari tashmë është bërë pjesë e planeve të Luis Enriques, një trainer i cili e ka ndryshuar totalisht Paris St Germain. 

Falë ‘’ Luchos ‘’, ‘’ Les Pariziens ‘’ kanë fituar dy sezone rradhazi Champions Leaguen dhe presidenti Nasser Al Khelaifi është vënë në dispozicion të kërkesave të tij. 

Flitet se sheiku nga Katari mund të ofrojë 50-60 milionë euro për ishi-n e Villarealit, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë që të largohet nga ‘’ Qytetarët ‘’. 

Tek ish fituesit e Champions Leagues ka nisur një tjetër etapë me Enzo Marescan në stol dhe besohet se do të ketë shumë ndryshime gjatë kësaj periudhe. 

Traineri nga Gijon kërkon të shtojë forcat në mesfushë dhe Rodri mund ti japë më tepër ekuilibër parizienëve në vijimësi. 

Paris St Germain përbëhet nga lojtarët më të mirë në botë, si përshembull Vitinha, Fabian Ruiz, apo Ousmane Dembele ndër të tjerë por përforcimet natyrisht janë të domosdoshëm.

 Presioni shtohet tek kuq e blutë sepse duhet të vijojnë në të njëjtin nivel dhe me Luis Enriquen në stol gjithçka është e mundur.

Janë bërë shtatë sezone për Rodri Hernandez në ‘’ Etihad Stadium ‘’, një vlerë e shtuar si tek Manchester City ashtu edhe tek kampionët në fuqi të Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy