Partizani me sytë nga play off-i, sot përballja e parë me kampionët e Letonisë

Partizani me sytë nga play off-i, sot përballja e parë me kampionët e Letonisë

Partizani luan sot ndeshjen e parë eliminatore të raundit të tretë kualifikues të Uefa Conference League. 

Sfida përballë letonezëve të Valmierës do të transmetohet në orën 19:00 në MCN TV. 

Të besuarit e Zoran Zekiç do të kërkojnë një rezultat pozitiv në transfertë, për të synuar mandej kualifikimin në ndeshjen që do të luhet në Shqipëri.

Kujtojmë që përballja e kthimit do të luhet më 17 gusht në stadiumin “Elbasan Arena”. 

Nëse “të kuqtë” ia dalin të kualifikohen do të presin një “biletë” për në play off-in e Conference League, ku do të gjejnë humbësin në përballjen Astana-Ludogoretes. 

Partizani vjen në këtë përballje pasi kaloi me sukses në raundin e dytë të Conference League ekipin modest të Escalades. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy