Shehi: Erzeni ka më shumë cilësi se Kukësi, të bëjmë një sforco para “Final Four”

Shehi: Erzeni ka më shumë cilësi se Kukësi, të bëjmë një sforco para “Final Four”

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli për mediat, në prag të sfidës me Erzenin në kampionat.

Shehi kërkoi një tjetër sforco nga lojtarët, për të marrë fitoren para fazës finale.

Fitorja është fitore dhe sigurisht që ndikon në rritjen e moralit dhe kur është në vazhdën e një vazhdimësie të mirë. Kemi marrë maksimumin dhe vendin e dytë atë që kemi dashur prej kohësh. Nesër na duhet një tjetër sforco për të mbyllur 36 javë kampionati dhe për të nisur ciklin e Final 4. Ne e dinim që kjo javë e fundit e kampionatit do të kishte ngjeshje. Jemi munduar që të bënim një rotacion të pjesshëm pa e prishur strukturën e skuadrës. Nesër mund të kemi 3 ose 4 prurje të reja, por pa prishur fizionominë e skuadrës, na rikthehet edhe Maguette që ishte i pezulluar me kartonë.

Kukësi dhe Erzeni dy skuadra që për fatin e tyre të keq kanë zbritur një Kategori më poshtë. Kanë karakteristika të ndryshme. Ndaj Kukësit ishim në transfertë, ndërsa nesër do të luajmë në shtëpi. Por kjo nuk e bën aspak të lehtë, pasi mendoj se Erzeni ka në përbërje lojtarë me më shumë cilësi se Kukësi, ka lojtarë që shumë mirë mund të luajnë në çdo skuadër. Kur përballesh me elementë cilësorë duhet të jesh i kujdesshëm.

Për herë të parë luajmë një kampionat të tillë, ku do të vendoset titulli kampion. Pas 36 javësh, aty vjen përqendrimi më i madh dhe përpjekja më e madhe që duhet edhe pak fat. Për shkak të kësaj formule kanë patur pauz në rezultate dhe impenjim pasi kanë menduar se Final 4 do të jetë gjithçka. Edhe ne kemi menduar se Final 4 është dhe ne do të jemi aty dhe e quanim të mbyllur këtë. Por kemi qenë të penalizuar edhe nga dëmtimet që s’na janë ndarë. Por në këtë pjesë të rëndësishme të kampionatit të na rikthehen të gjithë si Cara dhe Taipi që nuk janë bashkuar me grupin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy