
Romelu Lukaku mund të quhet si lojtari më i ri i Interit. Klubi zikaltër, ka arritur akordin me Chelsea, për të marrë sulmuesin belg në huazim për një sezon.
Gjithçka është zgjidhur dhe tashmë kanë mbetur vetëm vizitat mjekësore, para se Lukaku të vihet nën urdhrat e trajnerit Inzaghi.
Interi do të paguajë 8 milionë euro plus bonuse, për huazimin e sulmuesit për një vit. Vlen të përmendet se zikaltëirt e shitën belgun te Chelsea një vit më parë për shifrën e 113 milionë eurove, por lojtari nuk arriti të përshtatet dot me skuadrën e Tuchel.
Në ditët e ardhshme pritet zyrtarizimi i rikthimit të Lukakut, por tashmë akordi është arritur dhe nuk ka më dilema.



