Vllaznia triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Shkodranët kaluan në avantazh me Kaina në minutën e 11-të, me sulmuesin që përfitoi nga një gabim i portierit Hoxha.
Në minutën e 33-të, ishte Çoba që dyfishoi shifrat për Vllazninë, ndërsa 10 minuta më vonë Preka ngushtoi diferencat, duke shënuar për Partizanin.
Ishte përsëri Kaina, i cili në minutën e 52-të,vulosi shifrat në 3-1, duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme shkodranëve, për ndeshjen e kthimit.



