
Në verën e kaluar Aurelien Tchouameni u konsiderua një ndër blerjet më të bujshme të Real Madridit, për të cilin presidenti Florentino Perez shpenzoi 80 milionë euro. Megjithatë, në sezonin e shkuar francezi ka patur luhatje në lojën e tij dhe sipas prestigjozes ‘ The Hard Tackle ‘’ në kampin kryeqytetas kanë filluar të qarkullojnë zërat për largimin e mundshëm gjatë kësaj merkatoje. Gjigandi bavarez Bayern Munchen është interesuar për 23 vjeçarin, për të cilin thuhet se drejtuesit kanë ofruar 100 milionë euro, shifër të cilën ‘’ Galaktikët ‘’ mund ta përdorin për transferimin e Kylian Mbappes në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , fiksimi i manjatit spanjoll. Prezenca e Toni Kross dhe Luka Modric kanë krijuar një lloj vështirësie për ishi-n e Monacos , pa mënjanuar Eduardo Camavingan dhe Jude Bellingham , i cili la Borussia Dortmundin për ‘’ Los Blancos ‘’. Duke iu referuar kësaj situate ,arrihet në konkluzionin se në të ardhmen Aurelien Tchouameni mund të hasë vështirësi dhe nga ky fakt mendon të përfitoje rekordmeni i Bundesligës , skuadër e cila bashkjeton me trofetë në çdo sezon dhe konsiderohet një ndër rivalët më të vështirë , sidomos në Champions League.



