Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku skuadra e tij fitoi 3-1 ndaj Teutës.
Gvozdenovic, deklaroi se është i kënaqur me rezultatin dhe fitoren, ndërsa ishte i sinqertë, kur tha se goli i tretë ishte me fat.
Jam shumë i kënaqur. E dija që do ishte një ndeshje me nerva dhe tension. Edhe Teuta kishte nevojë për pikët, si ne. Sot kishte rëndësi 3 pikëshi. Jemi të gjithë të lumtur dhe bravo për lojtarët.
Ky është futbolli. Goli i parë nuk ishte gabim i kundërshtarit, por ishte nga një aksion i bukur. Goli i dytë ishte penalltia. Edhe kjo është pjesë e futbollit. Te goli i tretë ishim me fat. Në këto momente kur kemi nevojë për pikët dhe fusha nuk është shumë e mirë, mendojmë vetëm për pikët.
Jam i kënaqur me Frenklin. I meriton të gjitha. Ishte mirë edhe kundër Tiranës dhe Egnatias. Sot ishte mundësia për ta aktivizuar nga fillimi. Jam i kënaqur, jo vetëm për golin, por edhe për vrapimet dhe anën taktike.
Diferencat janë të vogla. Të shikojmë ndeshje pas ndeshje. Ne do provojmë të kemi vazhdimësi.



