
Marrëdhëniet e shkëlqyera të Atletico Madridit me Tottenham Hotspurin pritet të reflektohen edhe gjatë merkatos së ardhshme.
Në të kaluarën Kieran Trippier u largua nga ‘’ White Hart Lane ‘’ duke u transferuar tek madrilenët dhe pas tij ishte Sergio Reguilon , i cili vendosi ti bashkohej skuadrës së Diego Simeones.
Megjithatë, së fundmi ‘’ Los Colchoneros ‘’ përsëri janë fuqizuar me Matt Doherty-n , i cili konsiderohej nga ‘’ El Cholo ‘’ si zëvëndësuesi ideal i bashkombasit Nahuel Molina , lojtar që do të qëndrojë tek londinezët deri në qershorin e 2024-tës .
Si duket Atletico Madridi është një destinacion i preferuar për ‘’ Spursat ‘’ të cilët nuk kanë tբ ndalur dhe janë fokusuar edhe tek dy elementë të tjerë .
Flitët për Jan Oblak dhe Yannick Carrascon, shumë të rëndësishëm për mbarëvajtjen e ‘’ Los Rojblancos ‘’ në të kaluarën, skuadër e cila në sezonin aktual vijon të hasë vështirësi.
Sipas ‘ Marcas ‘ slloveni është ëndërra e drejtuesve të Atletico Madridit dhe ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ vijojnë të shpresojnë se do të jetë pjesë e skemave të Antonio Contes , nëse të besuarit e trainerit argjentinas nuk do të arrijnë kualifikimin në Europë në sezonin vijues.
Edhe belgu nuk mbetet pas, por për shërbimet e të cilit lufton edhe Barcelona
Aktualisht vlera e kartonit të sulmuesit arrin 20 milionë eurot por nëse drejtuesit e Atletico Madridit do ta ngrejnë stekën , natyrisht për ‘’ Los Cules ‘’ do të ishte shumë e vështirë për arsye të problemeve të theksuara në aspektin ekonomik dhe do të favorizonin Tottenhamin për firmosjen me ishi-n e Monacos gjatë merkatos verore e cila do të startojë në 1 korrik.



