Rey Manaj nuk ndalet së shënuari në Turqi, aty ku është pjesë e skuadrës së Sivasspor.
Sulmuesi shqiptar, ishte sërish protagonist me gol, duke i dhënë fitoren minimale ekipit të tij ndaj Rizespor.
Në minutën e 30-të, Manaj realizoi një supergol nga goditja e dënimit, për t’i dhënë avantazhin Sivasspor, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.
Ky është goli i 12-të për 26-vjeçarin në kampionat, ndërsa po kalon formën më të mirë në karrierë.



