
Ndryshe nga vitet e kaluara, kur Juventusi piketonte në merkato, emra të njohur për merkato, këtë vit, projekti i bardhezinjve është ndryshe. Plani është që të afrohen lojtarë të rinj, që mund t’iu rritet vlera në të ardhmen dhe të ndihmojnë në stabilitetin e ekipit.
Për këtë arsye, thuhet se Juventusi po ndjek talentin shqiptar, Christian Shpendi. Paraqitjet e shkëlqyera të 20-vjeçarit me Cesenan, ku numëron 20 gola këtë sezon, kanë tërhequr vëmendjen e një klubi të madh, si Juventusi.
Dy milionë euro është vlera e Shpendit në treg, teksa ka kontratë me Cesenan deri në verën e 2026. Drejtori sportiv i Cesena, Fabio Artico tha se në rast të një oferte të rëndësishme nuk do të bëhen pengesë për lojtarët.
Me ofertën e duhur, "Zonja" pritet të bëjë të vetin Shpendin dhe ta bashkojë në Serie A me binjakun Stiven, që luan për Empolin.
Kujtojmë se Juventusi ka treguar interes edhe për një tjetër shqiptar, Mario Mitajn, me mbrojtësin që është pjesë e Lokomotivës së Moskës në Rusi.



